Kolegji Universitar “Wisdom”/ Dekani i Fakultetit të Drejtësisë jep njoftimin: Gjatë muajit nëntor mësimi do jetë online….(Video)

kolegj.jpg

Në kuadër të pandemisë së COVID-19, Kolegji Universitar “Wisdom” dhe Fakulteti i Drejtësisë kanë marrë masat e nevojshme për zhvillimin normal të proces mësimor, duke garantuar mbrojtjen e shëndetit të studentëve, stafit akademik dhe ndihmës akademik.  Ka qenë vetë dekani i Fakultetit të Drejtësisë ai i cili ka bërë me dije se të gjithë studentët do të marrin leksionet dhe informacionin e duhur nga pedagogët e lëndëve nëpërmjet portalit të studentit, platformës Zoom dhe formave të tjera të komunikimit online.

Të paktën gjatë muajit Nëntor, thekson Prof.As.Dr. Naim Mëçalla, mësimi do të zhvillohet online.

“Të dashur studentë,

Ky vit akademik është një vit ndryshe, pasi zhvillohet në një situatë jo normale, në kushtet e pandemisë për shkak të përhapjes së virusit Covid-19. Kjo situatë na ka detyruar për të vazhduar procesin mësimor në rrethana të reja dhe të imponuara.

Kolegji Universitar “Wisdom” dhe Fakulteti i Drejtësisë të cilin Unë e drejtoj kanë marrë masat e nevojshme për zhvillimin normal të proces mësimor, duke garantuar mbrojtjen e shëndetit të studentëve, stafit akademik dhe ndihmës akademik.

Ne mbyllëm me sukses vitin akademik 2019-2020 dhe sapo kemi filluar vitin e ri akademik, jam i bindur se edhe ky vit do të jetë i suksesshëm, falë punës së secilit koleg, sekretarisë mësimore dhe juve të nderuar studentë.

Ju uroj suksese të gjithë studentëve, sidomos studentëve të regjistruar për herë të parë në programin e integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Drejtësi” dhe atyre që hyjnë për herë të parë në ambientet e Kolegjit Universitar “Wisdom”.

Njëkohësisht ju bëj thirrje që të tregoni kujdes në zbatimin e protokolleve të përcaktuara për t’u mbrojtur nga ky virus.

Të gjithë studentët do të marrin leksionet dhe informacionin e duhur nga pedagoget e lendeve nëpërmjet portalit të studentit, platformës Zoom dhe formave të tjera të komunikimit online, prandaj kërkohet përkushtim dhe përgjegjësi nga secili prej jush dhe stafi.

Të paktën gjatë muajit Nëntor mësimi do të zhvillohet online, por shpresojmë të takohemi  së shpejti në auditorët e Kolegjit Universitar Wisdom.

Me respekt

Prof.As.Dr. Naim Mëçalla

Dekan i Fakulteti të Drejtësisë, K U “Wisdom”

Videon e gjeni duke klikuar te linku i mëposhtëm:

https://www.facebook.com/universitetiwisdomofficial/videos/726813607936633

Po ashtu, Dekania e  Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore, K U “Wisdom”, Prof. Asoc. Dr. Erika Melonashi, thekson se Kolegji Universitar Wisdom ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një edukim cilësor edhe në kushtet e auditorit virtual, me angazhim dhe përpjekje maksimale nga i gjithë stafi akademik dhe administrati.

“Të nderuar kolegë dhe studentë të Kolegjit Universitar Wisdom!

Përmes këtij mesazhi dëshiroj të përcjell urimin tim për vitin e ri akademik 2020-2021. Eshtë padyshim një vit i pazakontë dhe tepër sfidues, gjatë të cilit do të hasim vështirësi nga më të ndryshmet, por ju siguroj se sëbashku do të përballojmë më së miri gjithcka. Kolegji Universitar Wisdom ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një edukim cilësor edhe në kushtet e auditorit virtual, me angazhim dhe përpjekje maksimale nga i gjithë stafi akademik dhe administrativ. Me shpresën se do ti rikthehemi sa më parë normalitetit, uroj ta shfrytëzojmë këtë moment të vecantë në jetën e gjithsecilit prej nesh, për tu përmirësuar dhe zhvilluar më tej, si në aspektin profesional edhe atë njerëzor! Vit të mbarë për të gjithë!

Prof. Asoc. Dr. Erika Melonashi

Dekane e Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore, K U “Wisdom”.

Videon e gjeni duke klikuar te linku i mëposhtëm:

https://www.facebook.com/universitetiwisdomofficial/videos/773687636521290

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303