fbpx

Kolegji zgjedhor rrëzon PD-LSI

kolegji-zgjedhor.jpg

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KQZ, që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mos të kenë anëtarë në KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kolegji rrëzoi padinë e opozitës për mos regjistrimin e anëtarëve të KZAZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi me katër vota pro dhe një kundër kërkesën e PD dhe LSI për tu përfaqësuar me komisionerë në zgjedhjet vendore.

Shumica në KQZ argumentoi se opozita e bashkuar nuk është subjekt zgjedhor apo parti parlamentare ndaj dhe nuk mund të ketë anëtarë në KZAZ.

PD dhe LSI depozituan më 18 maj pranë KQZ emrat e anëtarëve për 90 komisionet zonale të administrimit zgjedhor, edhe pse ka vendosur të mos regjistrojë kandidatë për pushtetin vendor.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, tha se kjo është një e drejtë e mohuar për PD-dhe LSI nga KQZ.

“Kemi te bëjmë me një të drejte që i është mohuar PD dhe LSI. KQZ te evidentojë shumicën e pakicën parlamentare. Parimi që zgjedhjet menaxhohen nga subjektet politike. Ka një formulë ku kërkohet kontributi i shumicës dhe pakicës parlamentare. Në kod zgjedhor thuhet se për nivelin e dytë , 2 anëtarë propozohen nga shumica dhe 2 nga forca me e madhe opozitare. Duhet të ketë baraspeshim shumice opozite. Nuk ka asnjë kriter që lidhet me zgjedhjet”-tha ai./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303