fbpx

Kollë dhe temperaturë, del përgjigjja e testit së 65-vjeçares në Memaliaj

koronavirusi1-4-770x433-1.jpg

Një 65-vjeçare nga Memaliaj iu nënshtrua testit të koronavirusit ditën e djeshme pasi kishte shfaqur shenja si temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ndërkohë sot ka dalë përgjigjja, ku gruaja rezulton negative. Theksohet se ajo nuk ka pasur asnjë histori udhëtimi së fundmi.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 212, 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërkohë që 4 nga këta pacientë janë në frymëmarrje të drejtuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303