Kolumbi, shpërthim terrorist në Akademinë e Policisë

Të paktën 21 persona humbën jetën, pas një shpërthimi të konsideruar si terrorist kundër Akademinë së Policisë në Kolumbi, ndërkohë që presidenti i vendit Ivan Duque ka  angazhuar trupa të shumtë në forcimin e kontrolleve kufitare dhe sigurinë rrugore në qytet, raportoi shtypi vendas.

”Një total prej 68 vetësh u  plagosën nga sulmi”, sipas gazetës ”El Tiempo” duke cituar informacione nga policia.

‘’Sulmi kundër rinisë sonë, lirisë sonë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar’’,  theksoi presidenti Duque në një fjalim televiziv, duke njoftuar tri ditë zi kombëtare.

Është identifikuar shoferi i furgonit me eksploziv, një 57-vjeçar i dyshuar për lidhje me grupin gueril të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Majtë (ELN).

“Ne nuk do të pushojmë derisa të zbulojmë pjesën tjetër e terroristëve dhe çuarjen përpara drejtësisë,” tha Duque duke premtuar informacione të mëtejshme për rastin.

”Terroristët planifikuan sulmin tre muaj më parë dhe llogariten kohën e një ceremonie për kadetët e rinj në Akademinë e Përgjithshme të Policisë, në Santander, në jug të kryeqytetit Bogota”, njoftoi televizioni Caracol.