17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Komandanti i NATO-s mbështet transformimin e FSK-së

spot_img

Komandanti i NATO-s në Napoli, admiral James Foggo, gjatë takimit të enjten me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kossnet, konfirmoi mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Këtë lajm e bën me dije Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila me anë të një njoftimi për mediat, raporton se:

“Ambasadori Kosnet u takua me komandantin e forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin James Foggo. Admirali konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për FSK-në”.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur veprimin e Prishtinës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes miratimit të ligjeve më 14 dhjetor.

Kundër transformimit të FSK-së, ishte deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërkaq Serbia pati thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit. (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat