fbpx

Kombëtarja e peshëngritjes mbyll Botërorin, me një kualifikim në Olimpiadë

brikeniii-800x450.jpg

Përfaqësuesja shqiptare e peshëngritjes ka mbërritur në Tiranë pas një paraqitje relativisht pozitive në kampionatin botëror që u zhvillua në Turkmenistan.

Ky ishte aktiviteti i parë që vlente si kualifikues për lojërat olimpike që do të zhvillohen në Tokio 2020. Me vendin e gjashtë në peshën deri në 73 kg Briken Calja është i pari dhe i vetmi deri më tani nga peshëngritësit shqiptarë që ka siguruar kualifikimin për në olimpiadë.

339 kg që arriti të ngre Calja në këtë kampionat botëror përfshijnë edhe 6 rekorde kombëtare të thyera, pavarësisht dëmtimeve dhe gjendjes jo optimale që ai zhvilloi provën e tij.

Ndërkohë peshëngritësi nga Shtërmeni është kampion i Evropës në fuqi zyrtarisht prej mëse 8 muajsh, por shteti ynë ende nuk e ka njohur si të tillë.

Sekretari i federatës shqiptare të peshngritjes, Edlir Memaj thekson se sa i përket kualifikimeve, do të ketë aktivitete të tjera ku sportistët tanë si Qerimaj, Godelli, Shorja e të tjerë do të tentojnë sërish kualifikimin.

Aktiviteti i radhës që ka të njëjtën vlerë për kualifikimin në lojërat olimpike, mbetet kampionati evropian i cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm në muajin prill në Gjeorgji.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *