Kombëtarja Evropiane në kontakte me De Biasin

gianni-de-biasi.jpg

Pas Armenisë, një tjetër kombëtare evropiane në gjurmët e Gianni De Biasit.

Sipas portalit “Tuttomercatoweb” italiani është vënë në orbitën e Azerbajxhanit.

Duke iu referuar këtyre burimeve, mes drejtuesve të federatës azere dhe ish-trajnerit të kombëtares shqiptare do të jetë një javë e rëndësishme.

62-vjeçari është i papunë prej nëntorit të vitit 2017, ku u largua nga Alaves për rezultate të dobëta.

Kulmi i karrierës së De Biasit ishte në kohën kur ishte në krye të kombëtares shqiptare, ku i kualifikoi kuqezinjtë në Euro 2016.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303