Kombëtarja në Frankfurt, tifozët e presin në Koln

Kombëtarja Shqiptare ka fluturuar të dielën drejt Gjermanisë, pikërisht në Frankfurt, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen me Islandën, në Rekjavik, më 8 qershor, në kuadër të eliminatoreve të “Euro 2020”, ndërsa më 11 qershor, në Elbasan Arena”, do të presë Moldavinë.

Në orën 10:00 të së dielës, ekipi dhe stafi që e shoqëron, lanë pistën e Rinasit me një avion të kompanisë “Eurokoha”. Dy orë më pas, skuadra mbërriti në aeroportin e Kolnit.

Pas procedurave rutinë, ekipi është nisur drejt Frankfurtit. Rrugës u ndal për të konsumuar drekën në një restorant të njohur të zonës.

Duke qenë se kjo drekë ishte programuar më parë, disa bashkatdhetarë së bashku me fëmijët e tyre, shfrytëzuan rastin për të takuar ekipin kombëtar.

Pas kësaj ndalese skuadra vazhdoi udhëtimin për në Frankfurt dhe u akomodua në hotel Rilano, ku do të qëndrojë deri mëngjesin e datës 7 qershor, kur do te niset për Rekjavik.