fbpx

Kombëtarja shqiptare vatër e Covid-19, infektohet kapiteni

8d3ffdafeb75ae4f2653a4b9a19e2cdd_L.jpg

 

Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha ka rezultuar pozitiv në testet e Covid-19.

Gardiani kuqezi u kthye në Itali pas dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve me Shqipërinë, teksa qëndroi në karantinë të detyruar 10 ditore.

Pas testeve të djeshme, kur shpresohej se ai do t’I bashkohej Spal në Serie B, ka rezultuar me coronavirus. Kështu, Berisha do duhet të qëndrojë edhe 14 ditë të tjera në karantinë dhe më pas mund t’I rikthehet aktivitetit normal.

Duket se te Kombëtarja kuqezi janë prekur disa lojtarë, ku theksojmë se Hysaj nuk luajti dot të dyja ndeshjet pasi u prek nga Covid-19 në grumbullimin me kuqezinjtë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303