fbpx

Kombëtarja stërvitje në Durrës, pushim në fundjavë

Foto-Sporti-Kombetarja.jpg

Përfaqësuesja shqiptare vazhdon përgatitjet për ndeshjet e ardhshme eliminatore të Euro 2020 me Islandën në transfertë dhe me Moldavinë në Elbasan. Për momentin Edi Reja ka vetëm 9 lojtarë nga ekipi A, për të cilët gjithashtu do të vendosë ditën e hënë.

Grumbullimet

Nga pjesa e lojtarëve shpresa U21, trajneri Reja nuk ka aktivizuar në seancën stërvitore Drilon Kryeziun i cili ka patur një problem në kavilje, ndërkohë që grupit të ekipit shpresa i është bashkuar lojtari i ekipit të Tiranës Jurgen Celhaka. Më pas seanca stërvitore ka vazhduar normalisht, si pas programit të trajnerit kuqezi.

Programi

Në bazë të këtij programi seancat stërvitore do të zhvillohen deri ditën e e shtunë në mëngjes më pas të gjithë trajneri i ka lënë të lirë për fundjavën për tu rikthyer ditën e hënë nga ku nis edhe grumbullimi zyrtarisht dhe ku do të jenë rreth 90 % e lojtarëve që trajneri Edi Reja ka grumbulluar për test dhe për ndeshjet eliminatore të Europianit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303