fbpx

Kombëtarja U-21 e pëson në fund nga Spanja

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë është mundur 0-1 nga Spanja, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Evropianit të kësaj grupmoshe që do të luhet në Itali.

Rafa Mir shënoi në minutën e 84 golin e vetëm të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Spanja, ashtu siç pritej, e dominoi ndeshjen, ndërsa kuqezinjtë e vegjël u mjaftuan duke u mbyllur mirë në mbrojtje, strategji që funksionoi deri në minutën e 84-t.

Shqipëria renditet në vendin e parafundit të grupit 2, grup që kryesohet nga Spanja me 24 pikë në 9 ndeshje, e ndjekur nga Irlanda e Veriut (17), Sllovakia (15), Islanda (11), Shqipëria (6) dhe Estonia (1).

Lër një koment