Kombinimi i vajit të ullirit me lëngun e limonit ideal për shëndetin

vaj-ulliri-dhe-limon.jpg

Kjo përzierje është përdorur që para shumë vitesh në trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore. Vaji i ullirit luan një rol shumë të rëndësishëm në dietën mesdhetare  dhe është i pasur me acide yndyrore esenciale që rregullojnë kolesterolin e keq dhe eliminojnë toksinat nga trupi.

Kombinimi i të dyjave ka treguar një efekt mbresëlënës për rastet e mëposhtme:

Kundra problemeve reumatike: vetitë e fuqishme ani-inflamatore të këtij kombinimi janë jashtëzakonisht të dobishme në rast të problemeve reumatike. Konsumi i rregullt lehtëson dhimbjen e kyçeve.

Kundra problemeve kardiovaskulare: Për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të cilat aktivizojnë qarkullimin dhe rregullojnë kolesterolin e keq, kjo përzierje parandalon me efikasitet problemet kardiake.

Për të balancuar sekretimin në mëlçi dhe fshikëzën e tëmthit: Ekspertët pohojnë se konsumi i kësaj përzierjeje në mëngjes, me stomak, parandalon zhvillimin e gurëve në fshikëzën e tëmthit. Gjithashtu, pirja e një gote me ujë, vaj ulliri dhe limon një orë para vaktit të mëngjesit mund të detoksifikojë mëlçinë, veshkat dhe gurët e tëmthit.

Për të luftuar kapsllëkun: ky kombinim do të veprojë si një lubrifikant për mukusin digestiv dhe në këtë mënyrë do të stimulojë funksionin e mëlçisë dhe tëmthit. Ky medikament vepron si një antioksidant i fuqishëm që largon toksinat, pastron trupin dhe ndihmon tretjen./real-news.tv/

scroll to top