fbpx

‘Komente idiote dhe fyese’, EMSC nxjerr blof shqiptarët dhe kroatët

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) ka publikuar një postim në Tëitter ku ka shënjestrua shqiptarët dhe kroatët. EMSC i referohet pikërisht komenteve që janë bërë në faqe, ku më së tepërmi shqiptarët dhe kroatët kanë shkruar gjëra fyese dhe idiote.

Në postim thuhet se EMSC nuk mund t’i moderojë këto komente, madje as nuk mund t’i përkthejë ose t’i lexojë të gjitha, por këto replika nuk janë të pranueshme, pasi përmbajnë banalitete.

EMSC ka hapur edhe një sondazh nëse duhet të lejohen ose jo komentuesit të vazhdojnë të bëjnë replika në postimet e saj, ndërsa rezultati do të dali pas dy diitëve.

Dhe në fakt EMSC ka të drejtë, pasi komentet e disa përdoruesve të aplikacionit nuk kanë lidhje fare me situatën e tërmeteve, por janë bërë në kuadër të ironisë, duke përdorur edhe shprehje banale.