fbpx

Komenti i Haradinajt për deklaratat e Kancelarit austriak për kufijtë

Screenshot_1-12.jpg

Duke folur për mediat, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot për deklaratat e kancelarit austriak, i cili tha se ishte dakord për korrigjimin e kufijve nëse Serbia dhe Kosova do të arrinin një marrëveshje.

Duke nënvizuar të njëjtin qëndrim si më parë, Hardinaj tha se nuk ka dilemë se Austria është një mik i Kosovës.

“Mendoj qe është me rëndësi që përpos vizitës në Serbi, në agjendën e tij ishte edhe vizita në Kosovë. Mirëpo, të gjitha definicionet, korrigjim apo shkëmbim, janë mbulesë që Kosova t’i japë Serbisë tokë në këmbim të njohjes”, tha Haradinaj, i cili u shpreh se këtë qëndrim i ka shpalosur edhe kancelarit austriak në takimin e sotëm.

Sa i përket deklaratave për ushtrinë, Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të tregojë se nuk është duke kërkuar mëshirë, por vetëm partneritet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *