Komisioneri për zgjerim: Shkupi e Tirana duhet të fillojnë negociatat

Nuk ka ndryshim nga qëndrimi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE.

Ky ishte mesazhi eurokomisionerit për zgjerim, Oliver Varhelyi në vizitën e parë të tij në Shkup. Pas takimit me kryeministrin teknik, Oliver Spasovski, Varhelyi theksoi se Maqedonia e Veriut ka bërë mjaftueshëm në sferën e reformave duke shprehur mirënjohjen e tij edhe për Marrëveshjen e Prespës.

“Duhet patjetër të punojmë edhe më tepër për të vlerësuar se Maqedonia Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat për anëtarësim. Nuk ka ndryshim nga ky qëndrim dhe mbetemi të përkushtuar.

Duhet patjetër t’i fillojmë negociatat me këto dy vende. Para Samitit të Zagrebit patjetër duhet të kemi vendim pozitiv nga Këshilli Evropian. Qasja e re e BE-së duhet patjetër të jetë më objektive, më dinamike, pak me më shumë bazë politike dhe më i sigurt”-tha Oliver Varhelyi , komisiner për zgjerim i BE-së, raporton Alsat.