Komisioneri për Zgjerimin i BE vizitë në Tiranë, zbulohet arsyeja, ka lidhje me të gjithë ne

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi,  do të zhvillojë nesër një vizitë në Tiranë, ku pritet që të takohet me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe përfaqësues të opozitës. Pas takimeve Komisioneri për Zgjerim do të shkoje në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në njoftimin e Komisionit Evropian thuhet se Varhelyi do ta shfrytëzojë vizitën për të theksuar edhe një herë përkushtimin e plotë të Komisionit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri e para në Ballkanin Perëndimor si komisioner dua të dërgoj sinjal të fuqishëm se perspektiva evropiane e rajonit është prioritet, si për mua personalisht, ashtu edhe për Komisionin Evropian”, tha Varhelyi.