fbpx

Komisioneri për Zgjerimin në BE vjen nesër në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve, ç’pritet të ndodhë?

komi-1.jpg

epa07994871 European Commissioner-designate in charge of neighborhood and enlargement policy, Oliver Varhelyi from Hungary during his hearing before the European Parliament in Brussels, Belgium, 14 November 2019. EPA-EFE/OLIVIER HOSLET

Komisioneri për Çështjet e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, do të mbërrijë ditën e nesërme rreth orës 10:00 në Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama, dhe pas takimit kokë më kokë, pritet të kenë një konferencë të përbashkët për mediat.

Në fund të vizitës Komisioneri do të ketë një takim edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Fokusi i vizitës së tij është ndihma e Bashkimit Europian për të përballuar pandeminë si edhe dorëzimi i 145 mijë vaksinimeve të financuara nga BE.

Vizita e zyrtarit të lartë europian në Shqipëri, vjen në kuadër të turit në Ballkan me fokus ndihmën e BE-së në përballimin e pandemisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303