Komisionerja e BE-së: Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave

Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, ka deklaruar se Kosova e meriton liberalizimin e vizave pasi i ka plotësuar të gjitha kriteret.

“Kosova ka punuar shumë për të fituar liberalizimin e vizave dhe mund të iu urojmë për të gjitha këto. Është e rëndësishme të vazhdohet me dialog me të gjitha shtetet që të merret vendimi sa më shpejt. Të gjitha kriteret janë plotësuar, por nuk është proces i lehtë. E keni këtë potencial dhe është e rëndësishme që të vazhdoni. Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për ju dhe vazhdoni të punoni brenda vendit tuaj”, tha Grabriel, e cila ndodhet sot në Kosovë, ku ka zhvilluar edhe një takim me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, ministrin për Inovacion Besim Beqaj dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka falënderuar komisioneren për të gjithë kontributin e saj dhënë për Kosovën.

Lër një koment