Komisioni Europian: Të hiqen nga përdorimi kafazet e kafshëve

Screenshot_24-19.jpg

Komisioni Europian ka njoftuar propozimin se deri në fund të vitit 2023 të hiqen nga përdorimi të kafazet dhe formave të tjera të izolimit për kafshët. Qëllimi i Komisionit është të shqyrtojë mundësinë e legjislacionit të ri që hyn në fuqi në 2027.Vendimi vjen në përgjigje të Nismës Qytetare Evropiane “Fund Kafazit”, e cila mblodhi 1.4 milion nënshkrime në një vit në 27 Shtete Anëtare dhe Mbretërinë e Bashkuar. Komisioni është i detyruar të marrë masa kur një nismë mbledh më shumë se 1 milion firma brenda 12 muajsh nga të paktën shtatë shtete anëtare.Në konferencën për shtyp gjatë së cilës u njoftuan planet e KE, Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit Stella Kyriakidou foli për një “ditë historike” për iniciativat e qytetarëve në BE dhe për mirëqenien e kafshëve.

“Në dy dekadat e fundit ne kemi qenë dëshmitarë të një shqetësimi në rritje të qytetarëve për mirëqenien e kafshëve, gjë që reflektohet në institucionet e BE dhe anëtarët e Parlamentit Europian. Komisioneri përshkroi përmirësimin e kushteve të jetesës për kafshët shtëpiake si një “domosdoshmëri morale, shëndetësore dhe ekonomike. Është e qartë, theksoi ajo- se BE duhet të veprojë për të përmirësuar jetën e kafshëve të fermave”.

Komisioni, paralelisht me legjislacionin që ndalon përdorimin e kafazeve, synon të paraqesë një sërë stimujsh dhe masash mbështetëse që do të lehtësojnë fermerët dhe blegtorët.

scroll to top