fbpx

Komisioni i Medias vendos shkarkimin nga detyra të anëtarit të AMA-s

Screenshot_3-23.jpg

Komisioni i Medias, përmes votimit  mori vendimin këtë të hënë për shkarkimin nga detyra të anëtarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive Zylyftar Bregu.

Komisioni i Medias vendosi këtë të hënë shkarkimin e anëtarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Zylyftar Bregu.

Kujtojmë se në nëntor të këtij viti kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala kërkoi nga Kuvendi lirimin nga detyra të anëtarit të AMA-s, Zylyftar Bregu . Sipas kërkesës drejtuar kreut të Parlamentit Gramoz Ruçi, Bregu akuzohet se ka vepruar në kundërshtim me ushtrimin e mandatit dhe në kundërshtim me ligjin organik të AMA-s, duke lidhur kontratë qiraje me 2 korrik 2015 me Ministrinë e Bujqësisë për 4.2 hektarë në fshatin Picar, Vorë, me një afat përdorimi 99 vjet.

Pas propozimit të ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive pritet që kuvendi të jetë ai i cili do të japë vendimin për shkarkimin përfundimtar të Zylyftar Bregut.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *