Komisioni i Venecias për Metën, reagon Balla: Kush u zotua të mbajë fjalën, ta mbajë…

Taulant Balla ka folur pas seancës plenare lidhur me opinion përfundimtar që pritet të japë Komisioni i Venecias për dekretin e Presidentit Ilir Meta.

Balla tha se opinionet e këtij Komisioni dëgjohen dhe respektohen në Europë por edhe jashtë saj, ndërsa shtoi se qëndrimet e Komisionit të Venecias janë zbatuar edhe në hartimin e Kushtetutës së re, ndërsa nuk kurseu të thotë se kush u zotua të mbajë fjalën le ta mbajë.

Padyshim që janë pjesë e procedurës striktet të Komisioni i Venecias. Kam dëgjuar gjithë këto ditë një lum kritikash përkundrejt Komisionit të Venecias, dhe dua ti them kujtdo e që fjalën shkollë-pak e përdor më shumë se gjithçka tjetër, por s’dua të bëj koment tjetër për të, që Komisioni i Venecias si pjesë e Këshillit të Evropës është organi i gjithëpranuar edhe përtej Europës dhe kur flet të gjithë të tjerët duhet të heshtin. Komisioni i Venecias ka një rëndësi të veçantë edhe të shtet-bërjes së Shqipërisë. Ju kujtoj se kjo Kushtetutë që kemi ka qenë pjesë e një ekspetize të këtij Komisioni. Ndaj të gjithë duhet ta presim me respect verdiktin e Komisionit të Venecias dhe pastaj kush don të mbajë fjalë, të mbaj fjalë.

Së pari janë dy momente të rëndësishme pas të premtes, është sfida e Kombëtares shqiptare në Turqi dhe maratona e Tiranës fituesit të të cilës i uroj sukses”, tha Balla.