Komisioni i Venecias ‘rrëzon’ që sot Metën

Komisioni i Venecias zbarkoi ditën e djeshme në Tiranë, ku po mbledh fakte rreth shkarkimit ose jo të të Ilir Metës si president.

Ndërkohë, sekretari i Komisionit për Demokraci Përmes Ligjit, Thomas Markert tha ditën e sotme se nuk do të ketë zgjedhje më 13 tetor.

A2 CNN: Presidenti ka një tjetër datë. 13 tetorin, vetëm dy ditë pasi ju të jepni opinionin final nga Komisioni i Venecias.

Markert: Është një koincidencë datash. Por unë mendoj se në praktikë nuk do të ketë zgjedhje më 13 tetor.

A2 CNN: Nuk është një datë e ligjshme, data e dekretuar e presidentit Ilir meta për 13 tetorin?

Markert: De fakto, nuk mendoj se janë duke u bërë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve, me aq sa unë jam në dijeni.

A2 CNN: Por a e ka shkelur Presidenti i Republikës ligjin me zhdekretimin e 30 qershorit?  

Markert: Nuk do të komentoj tani opinionin që do të publikohet muajin e ardhshëm.

A2 CNN: Përgjatë 48 orëve në Tiranë, të deleguarit e Venecias kanë pasur takime me përfaqësuesit më të lartë politikë.

Markert: Opozita parlamentare nuk ka një qëndrim të unifikuar, por qëndrime të ndryshme. Ndërsa opozita jashtëparlamentare, i ka të qarta qëndrimet e saj.

A2 CNN: Po qëndrimi i kryeministrit Edi Rama cili ishte?

Ju e dini që kryeministri Rama ka qenë shumë kritik për atë që bëri Presidenti i Republikës. Ne diskutuam dhe për rolin e presidentit. Çfarë ai duhet të bëjë, ka të drejtë të bëjë e çfarë jo, si dhe për pasojat e këtyre veprimeve.