Komisioni i Venecias takon sot opozitën jashtëparlamentare

Opozita jashtëparlamentare do të takohet mëngjesin e sotëm me delegacionin e Komisionit të Venecias, që ndodhet në Tiranë për të mbledhur fakte lidhur me procedurën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. ‘Venecia’ do të takohet në orën 8:15 në ambientet e hotel Rogner me kreun e PD, Lulzim Basha, nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili, Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe ish deputetin Oerd Bylykbashi. Takimi do të jetën në kuadër të një mëngjesi punë, ndërsa më pas kryedemokrati Basha do të mbajë një komunikim me gazetarët.

Në takim do të diskutohet në lidhje me çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pas precedentit Arta Vorpsit, e cila ishte dhe ‘shkaku’ që solli miratimin e ligjit në Kuvend, ku presidentit i vendoset një afat kohor për të thirrur në ceremoninë e betimi anëtarët e gjykatës Kushtetuese.

Me ligjin e ri që u miratuamë 12 janar në parlament me 86 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim, Presidenti Ilir Meta ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar, nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin me shkrim në Gjykatën Kushtetuese.