Komiteti i Kongresit urdhëron publikimin e plotë të raportit të Mueller

trump-dems-react-to-mueller-report.jpg

Komiteti për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA ka lëshuar një urdhër për të marrë raportin e plotë të hetimit që e ka zhvilluar këshilltari i posaçëm, Robert Mueller në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.

Kryetari i Komitetit, Jerrold Nadler, tha në një deklaratë se ai nuk mund të pranojë një version të redaktuar që “lë shumicën e Kongresit në errësirë”.

Prokurori i Përgjithshëm, William Barr dërgoi në Kongres një raport të redaktuar të këshilltarit të posaçëm.

Nëse Departamenti i Drejtësisë, nuk i përgjigjet thirrjes së Kongresit për të dorëzuar raportin e plotë, atëherë kjo mund të shënojë fillimin e një përplasje të gjatë ligjore.

Demokratët mund ta dërgojnë çështjen në gjykatë.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr ka sqaruar procesin e redaktimit të raportit të këshilltarit special, Robert Mueller, lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. Ai ka thënë se asnjë material nuk është redaktuar në bazë të “privilegjit ekzekutiv” të presidentit amerikan, Donald Trump.

Barr ka thënë se hetimet e Muellerit kanë gjetur të dhëna se Rusia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA por që nuk ka gjetur bashkëpunim nga ekipi i presidentit Trump./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303