Kompesohen familjet e ushtarakëve të vrarë

Qeveria në mbledhjen e ditës së sotme ka miratuar një fond prej 10 mln lekësh shtesë për ministrinë e Mbrojtjes.

Fondi do të përdoret për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak,në Letoni.

Sipas qeverisë fondi i përcaktuar do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2019.

/real-news.tv/