Komunikim i vështirë mes SHBA dhe Koresë së Veriut

A e mbani mend kur Donald Trump tha se ai dhe Kim Jong-un ranë në dashuri? Epo, tani duket sikur nuk flasin më.

Në vend të kësaj, SHBA-ja dhe Koreja e Veriut duket se po e shohin njëri-tjetrin me inat, duke pritur që njëra nga palët të bëjë një lëvizje dhe tjetra t’a sulmojë. Dhe asnjëra nuk duket e gatshme të hapë rrugë.

Diskutimet e kësaj jave, që synonin një takim të dytë midis dy udhëheqësve ,nuk dhanë rezultatin e pritur.

Ndihmësi i Kim Jong-un ishte planifikuar të udhëtonte në Nju Jork dhe të takohej me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Por burime të BBC raportuan se takimi u anullua pasi Departamenti i Shtetit zbuloi se koreanët e veriut nuk u futën në aeroplan ashtu siç ishte planifikuar.

Plani zyrtar është se takimi do të riprogramohet dhe presidenti Trump tha se është “shumë i lumtur” me mënyrën se si po shkojnë gjërat dhe se ai nuk ka arsye përse të nxitojë, ndërkohë që sanksionet mbeten në vend.

Lër një koment