Komunisti Baba Taku ‘shpërthen’ ndaj Agron Tufës: Neofashist dhe hileqar!

Deputeti Spartak Braho ka shpërthyer ndaj Kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa duke e konsideruar atë si neofashist dhe hileqar.

Spartak BrahoNë veprimtarinë e tij instituti ka shkelur rëndë ligjin me të cilin organizohet dhe do perifrazoj kryeministrin, i cili tha larg duart nga vitet 41-45. Neofashistët e tipit Tufa e Cela kërkonin nëpërmjet artifcave të klorifikonin

Zoti Tufa po ju them përsëri e keni kthyer institutin në celulë të Ballit Kombëtar. Po luani me zjarrin duke shkelur ligjin dhe shpërdoruar Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, të cilin nuk e bëtë ju dhe as fisi juaj.

Luftën e bënë bijtë e këtij vendi, partizanët dhe partizanet.

Ngulite  në tru këtë punë, LANÇ nuk ishte luftë civile, por luftë patriotike dhe çlirimtare.

Ju zoti Tufa për shkelje të rënda të ligjit duhet të planifikoheni të kontrolloheni nga drejtoria e Monitorimit të Kuvendit të Shqipërisë dhe mendoj që dhe detyrën si drejtor ekzekutiv ta lini si i papërshtatshëm Mundohu të jesh më i kursyer në fyerje e shpifje.

Zoti Tufa keni shkelur ligjin jo vetëm se keni tejkaluar me tendencë periudhën për të cilën jeni ngarkuar sepse periudha 1941- 1944 nuk mund të quhet periudhë e komunizmit dhe as e sistemit komunizmit por periudhë antifashiste nacional çlirimtare, ruajtje e sovranitetit të Shqipërisë. Por ju hileqar keni qenë që në luftë dhe hileqar jeni dhe tani.