“Konceptet tuaja janë mbeturina”. Edi Rama thumbon dhe ironizon opozitën

edi-rama-770x425.png

Në fjalën e tij në seancën plenare ndërsa iu drejtua opozitën në sallë, kryeministri Edi Rama tha se për sa kohë përsërisin të njëjtën gjë, do të marrin të njëjtin rezultat.

Të përsërisësh të njëjtën gjë e të presësh rezultat tjetër, është tipari karakteristik i mendjelehtësisë. Keni 8 vite që përsërisni të njëjtën gjë, e merrni të njëjtin rezultat e do e merrni prap duke përsëritur të njëjtën gjë. Nuk ju shpëton transferimi i përgjegjësisë përmes fantazive për masakrat elektorale. Aty ju kam gjetur aty do ju nëse vijoni të përsërisni të njëjtën gjë duke i marrë shqiptarët për budallenj. Kjo është zgjedhja juaj. Aq më pak kur jeni në një garë kush është kukulla e kush është pengu, e kush s është as kukull as peng. Faktet janë fakte, por ditën e gjykimit ka një barometër. U bënë vite rresht kur populli ju thotë ‘këta s janë më të mirët, por ju ta harroni me këto mend që keni’.

Ndër të tjera kryeministri komentoi edhe zhvillimet në samitin e Sllovenisë.

Në samit kryefjalë kishin cfarë mund të bëjmë së bashku për të përballuar furtunën e krizës energjitike. Ju të dy palët i thoni shqiptarëve ‘Shqipërtia s’ka lidhje me tregun ndërkombëtar, ka ujë. Po thatësirë ka Shqipëria? Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur dhe të gjitha faturat që kemi zgjedhur, kemi vendosur që të kalojmë nga ekonomia komuniste e centralizuar në lirinë e tregut kapitalist. Rritja e çmimit në bursë, energji, naftë, miell nuk pyet as se Spanja ka më shumë as se Shqipëria ka më pak. Ju partia e qendrës së djathtë, e liberalizimit të tregut, po mos ju njohësh mendon se jeni mbeturina të partisë së Punës. Konceptet tuaja janë mbeturina të sistemit të vjetër. Tani më thoni me gjithë taksën e karbonit brenda, a është nafta sot më lirë se ditën kur ju latë qeverinë? Në 2013, diezeli 182 lekë benzina 186 lekë, merrni tabelën. Sa e blenin shqiptarët kur ju ishit në qeveri, diezelin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303