13.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024

TË FUNDIT

Konferenca e Sigurisë në Mynih, marrin pjesë dhe liderët e Ballkanit Perëndimor

Konferenca e Sigurisë do të mbahet në Mynih, ku do të marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.

Një panel i veçantë i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor.

Do të jetë kjo hera e parë që kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të ulen së bashku në një panel. Por në panelin që mbahet pasidtën e së premtes (14.02.) do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Në këtë panel nuk është e parashikuar të flasë para publikut edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndonëse edhe ai do të jetë në këtë Konferencë dhe do të ketë takime të shumta në Mynih. Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss