Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, EODY në Greqi, konfirmoi sot 638 raste të reja të infeksionit të ri me COVID-19, nga të cilat 4 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 164575. Ndërsa 276 pacientë trajtohen të intubuar, 1169 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë.
Njëherësh sot u konfirmuan edhe 25 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur kështu në 5997 vdekje në total në vend.