Konfirmohet largimi i Granit Xhakës nga Arsenali

Që Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali, kjo tanimë është fakt.

Ai do të ikë që në merkaton e janarit. Konfirmimi ka ardhur nga trajneri Unai Emery, edhe ky në ikje. “Kemi ndeshje të rëndësishme përpara dhe për këtë arsye na nevojitet një lojtar si Xhaka.

Por nuk e di nëse do të luajë akoma me ne. Nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm të na ndihmojë”, ka thënë Emery, duke zyrtarizuar fundin e aventurës së futbollistit me origjinë shqiptare në Londër. Xhaka u la jashtë skuadrës që pas përplasjes me tifozët në ndeshjen kundër Crystal Palace. Arsenali i hoqi shiritin e kapitenit, ndërsa mesfushori ka kërkuar largimin. Të shumta janë ofertat, ndërsa ka marrë shumë kuota transferimi i tij te Milan në Serie A.