Konfirmohet lidhja? Ish-konkurrentja e “Për’puthen” shfaqet krah këngëtarit

640-0-6230ada3a6a98.png

Këngëtari i njohur Adrian Bujupi është përfolur së fundmi prej disa kohësh se është në një lidhje me ish-konkurrenten e programit të dashurisë “Për’puthen”, Jasmina Kadriu. Shkak për këto thashetheme është bërë afrimiteti mes dyshes. Megjithatë, burime pranë këngëtarit kanë mohuar këtë gjë, nga ana tjetër, Jasmina ka lënë vend për dyshime për këtë fakt.

Mirëpo, së fundmi ata janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Në mesin e të ftuarve për ditëlindjen e Sara Hoxhës, partneres së Ledri Vulës, ishte dhe Ardiani. Krah tij nuk mungoi as Jasmina. Të jetë kjo paraqitje një konfirmim i lidhjes?
Kujtojmë se, Ardian Bujupi dhe Jasmin Kadriu u përfolën pak kohë më parë për një romancë të mundshme, pasi u panë të afërt në bashkëpunimin që patën për klipin e këngëtarit ku Jasmin ishte protagoniste.
Ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë ka sjellë edhe një herë në vëmendje bashkëpunimin e saj me këngëtarin, teksa është pyetur nga gazetarët e “Për’puthen” për të vërtetën e raportit mes tyre. Jasmina ka sqaruar se tashmë ata kanë vetëm një raport miqësor, ndërsa sa i përket xhirimeve të klipit ku ishte protagoniste, ajo pohoi se ka pasur flirte më tepër.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303