fbpx

Konfirmohet mbytja, gjendet trupi i 16-vjeçarit në liqenin e Kukësit

Pas disa orësh kërkime autoritetet kanë njoftuar gjetjen e trupit të 16-vjeçarit që u mbyt ditën e sotme në liqenin e Kukësit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së sotme në vendin e quajtur “Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, ku 16-vjeçari me inicialet L.G kishte hyrë për t’u larë në liqen.