Konfirmohet ndarja e Stresit nga Keisi, çifti del “zbuluar”

Kohët e fundit Keisi jo vetëm që nuk po bën me statuse me Stresin por ka hequr dhe të gjitha fotot e tyre bashkë nga Instagrami. As në profilin e Stresit nuk ka foto të Keisit. Asnjëri prej tyre nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetin social.

Lajmi se çifti është ndarë, ka bërë bujë në mediat rozë javët e fundit.

Asnjë prej dyshes nuk është prononcuar rreth gjërave duke i mbajtur brenda lidhjes së tyre, por kanë lëshuar shpeshherë thumba ndaj njëri-tjetrit në rrjete sociale

Keisi ka qenë për pushime në Shqipëri ditët e fundit, por në asnjë moment se kemi parë me Stresit, ndërkohë që largimi i saj drejt Kanadasë i shtoi edhe më shumë dyshimet për ndarje pasi çifti kishte planifikuar dasmën.

Një gjë tjetër që na bën përshtypje është pikërisht fakti pse Stresi nuk e përcolli në aeroport.

Ndërkohë që Keisi ndodhej në kryeqytet, reperi publikonte foto dhe video nga udhëtimi në Vlorë me shoqërinë ku ka performuar në koncert.

/real-news.tv/