fbpx

Konfiskohet dy tonë e gjysmë metamfetaminë

metamfetamine.jpg

Një konfiskim rekord i metamfetaminës është kryer në Evropë. Sasia rekord prej dy tonë e gjysmë drogë të fshehur në mur është gjetur në një ndërtese në Roterdam.

Pretendohet se vlera e drogës, e cila u shkatërrua, ka qenë qindra milionë euro në tregun e zi dhe se bëhet fjalë për “sasi e cila deri tani në Evropë nuk është zbuluar asnjëherë”.

Hetimet i kanë çuar detektivët deri në një depo në Utreht ku janë gjetur 17.500 litra kimikale të cilat mund të përdoren për përpunimin e kokainës dhe prodhimin e drogave sintetike.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se për momentin nuk ka pasur arrestime të dyshuarve, mirëpo hetimet po vazhdojnë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303