fbpx

Konflikt me armë në Vlorë, 26-vjeçari qëllohet me plumb në këmbë

Screenshot_1-16.png

Një konflikt mes dy personave në Vlorë ka përfunduar në përdorimin e armës dhe plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Çole. I plagosuri është shtetasi Aleksandër Vasili 26 vjeç.

“Rreth orës 21:14, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri një 26-vjeçar” thotë policia.

Menjëherë shërbimet e policisë pas hetimeve paraprake kanë konstatuar se në lagjen “24 Maji” në Vlorë, pranë një lokali bar lloto dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri 26 vjeçarin Vasili, banues në Vlorë, i cili sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka marrë një plumb në këmbën e majtë. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Grupe të posaçme të Policisë Vlorë janë shpërndarë nëpër qytet, konkretisht në akset rrugore kryesore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Raportime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se autori është larguar me një Jeep Cheroki.

Vazhdojne hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303