Konflikti Izrael-Gaza shpërthen sërish

104295948_mediaitem104295947.jpg

Dhuna ka shpërthyer mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza, një ditë pasi shtatë militantë dhe një ushtar izraelit u vranë gjatë një operacioni të fshehtë izraelit në Gaza.

Militantët hodhën 200 raketa në Izrael. Njëra prej tyre goditi një autobuz i cili ishte bosh, duke plagosur rëndë një burrë që po kalonte afër.

Izraeli u përgjigj me greva për atë që thoshte se ishin objektiva ushtarake që i përkisnin Hamasit dhe xhihadit islamik.

Tre palestinezë, dy prej të cilëve thuhet se ishin militantë, kanë mbetur të vrarë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndërpreu vizitën e tij në Paris, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në ceremonitë e organizaura për të përkujtuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, dhe u kthye në Izrael për t’u konsultuar me shefat e tij të sigurisë.

Një komandant i Hamasit dhe një ushtar izraelit u vranë ditën e dielë.

Palestinezët thanë se një njësi izraelite që udhëtonte në një automjet civil kishte vrarë komandantin e Hamasit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303