fbpx

Konflikti Izrael-Palestinë, Papa: Vërtet mendoni se do ndërtoni paqen duke shkatërruar njëri-tjetrin?

Screenshot_3-1.jpg

Papa Françesku ka bërë sot apel që palët në Lindjen e Mesme të ndalojnë sulmet ndaj njëra-tjetrës. Komentet, Ati i Shenjtë i bëri pas lutjes së të dielës në Vatikan.“Vërtet mendojmë që mund ta ndërtojmë paqen duke shkatërruar njëri-tjetrin?” pyeti Papa.Duke e dënuar humbjen e jetëve të pafajshme si “të tmerrshme dhe të papranueshme”, ai bëri thirrje për qetësi dhe u bëri apel palëve përgjegjëse që të ndalin “zhurmën e armëve”.Thirrjet për t’i dhënë fund dhunës po bëhen nga zëra të ndryshëm ndërkombëtarë. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas shkroi në Twitter se është “e domosdoshme” të ndalohen luftimet dhe të rinisin bisedimet për zgjedhjen e situatës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303