fbpx

Konflikti në Mesdhe, Greqia: Do të fillojmë bisedimet me Turqinë

Greqia dhe Turqia do të nisin bisedimet për të zgjidhur me dialog konfliktin për detin. Lajmi u zyrtarizua nga Ministria e Jashtme greke.

“Greqia dhe Turqia ranë dakord për fillimin e ciklit të 61 të bisedimeve  eksploruese midis dy palëve në Stamboll së shpejti”, thuhet në deklaratën zyrtare. Bisedimet pritet që të nisin me një takim në Stamboll mes dy palëve.

Mediat në Athinë zbulojnë se kreu i delegacionit grek do të jetë ambasadori Pavlos Apostolidis, një njeri që ka eksperiencë në negociatat me Ankaranë.