Konflikti në Nagorni Karabakh, Rama përshëndet armëpushimin

Screenshot_2-9.jpg

Kryeministri Edi Rama njëherazi dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në cilësinë e kryetarit të përgjithshëm të OSBE-së përshëndeti armëpushimin humanitar në konfliktin e armatosur të Nagorni-Karabakut.

“Ne kemi nevojë për stabilitet, si në terren ashtu edhe në procesin e udhëhequr nga Bashkëkryetarët e Grupit Minsk,” tha Rama.

“Marrëveshja e arritur në Moskë brenda natës nga Armenia dhe Azerbajxhani na vë në rrugën e duhur drejt rifillimit të negociatave thelbësore në formatin e dakordësuar,” shtoi Rama.

Armëpushimi erdhi në përgjigje të thirrjes nga Presidenti rus Putin dhe në përputhje me marrëveshjen e Presidentit të Azerbajxhanit Aliyev dhe Kryeministrit armen Pashinyan.

Rama mirëpriti rolin e Rusisë në thirrjen e bisedimeve, të cilat u mbajtën së bashku me praninë e Bashkëkryetarëve të Grupit në Minsk, të OSBE-së dhe Përfaqësuesit Personal të Kryesuesit të Përgjithshëm, Ambasadorit Andrzej Kasprzyk.

“Bashkëkryetarët dhe Përfaqësuesi im Personal mbeten plotësisht të angazhuar me palët, dhe janë të gatshëm të sigurojnë që çdo përpjekje të përqendrohet në arritjen e një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit,” tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303