Konflikti në Ukrainë/Putin dhe Zelensky zhvillojnë bisedime historike në Paris

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, po takohen në Paris për bisedimet e tyre të para ballë për ballë për të diskutuar rreth një konflikt në të cilin kanë vdekur më shumë se 13,000.

Franca dhe Gjermania po ndërmjetësojnë takimin mes tyre.

Udhëheqësit do të përpiqen t’i japin fund luftës gati gjashtë vjeçare në Ukrainën Lindore midis forcave qeveritare dhe rebelëve separatist të mbështetur nga Rusia.

Takimi mes liderëve vjen pas një shkëmbimi të madh të burgosurve dhe tërheqjes së ushtrisë së Ukrainës nga tre zona kryesore në vijën e parë.

Presidenti Francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane Angela Merkel janë ndërmjetësues të bisedimeve në Pallatin Élysée.

Ndërsa nuk ka të ngjarë që takimi zyrtar në Paris të rezultojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje mes Kievit dhe Moskës, Rusia ka folur me optimizëm mbi samitin e parë të drejtuesve.