fbpx

“Kongresi është i sigurt”! Senatori: Certifikimin e Joe Biden do ta bëjmë sonte

56df6cf3-85b9-4886-b2b3-0ca3ca37248d.jpg

A supporter of President Donald Trump holds Trump flags stand outside the U.S. Capitol on Wednesday, Jan. 6, 2021, in Washington. (AP Photo/Jacquelyn Martin)

Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se ndërtesa e Kapitolit tani është e sigurt. Një zyrtar amerikan u shpreh se Kongresi është i sigurt pas trazirave, protestuesit u nxorën jashtë dhe situata është nën kontroll.

20 persona janë arrestuar, shkruan CNN. Senatori demokrat Joe Manchin tha për CNN se ekziston besimi se Kongresi do të përfundojë certifikimin e Kolegjit Zgjedhor sonte.

“Kapitoli po pastrohet. Kur të jetë e sigurt, ne do të kthehemi për të përfunduar përgjegjësitë tona Kushtetuese. Këto janë Shtetet e Bashkuara. Ne nuk do të lejojmë që sundimi i turmës të minojë shtetin e ligjit, u tha gazetarëve Hakeem Jeffries.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303