fbpx

Konservatorët kërkojnë përmirësim të marrëveshjes së Brexit

brexit-e1466061946293.jpg

Ka ende për të përmirësuar në projektin e marrëveshjes Brexit, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Andrea Leadsom.

Ndërsa ajo mbështeti përpjekjet e Kryeministres Theresa May për të arritur “marrëveshjen më të mirë të mundshme”, ajo paralajmëroi se Britania e Madhe nuk mund të mbetet “e bllokuar” në një bashkim doganor të BE.

Me sa duket, Leadsom është pjesë e një grupi prej pesë ministrave që kërkojnë të ndryshohet marrëveshja.

Pavarësisht kritikave të gjera ndaj draft marrëveshjes së tërheqjes, May është zotuar t’a “shohë atë të përfunduar”.

Dokumenti me 585 faqe përcakton kushtet e largimit të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë detaje të tilla se sa para do t’i paguhen BE-së, detajet e periudhës së tranzicionit dhe të drejtat e qytetarëve. Ajo duhet të finalizohet në një samit të BE të dielën e ardhshme, më 25 nëntor.

Publikimi i draftit të marrëveshjes nxiti fillimin e disa ditëve të trazuara për kryeministren May, e cila u përball me dorëheqjen e dy ministrave të lartë dhe të disa ndihmës ministrave të tjerë të rinj.

Disa Konservatorë, të cilët janë të pakënaqur me marrëveshjen, po ashtu kanë dorëzuar mocion mosbesimi ndaj May. Nëse dërgohen 48 letra, atëherë do të nxitet një votim dhe ajo mund të përballet me një sfidë ndaj udhëheqjes së saj.

Mark Francois, një nga 21 deputetët konservatorë, të cilët publikisht kanë thënë se kanë dërguar një letër, u shpreh se plani i May do të lërë Britaninë e Madhe “gjysëm brenda dhe gjysëm jashtë BE” -së dhe të gjithë e dinë se ajo kurrë nuk do të marrë aprovimin e Parlamentit për këtë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *