Konsiparacion me “Babalen”?! Basha: Rama imagjinatë si Enver Hoxha

Lulzim-Basha-1.jpg

Mendje të sëmurë e quan kryeministri Edi Rama akuzën e ardhur nga kryeministri Edi Rama se historia e audio-përgjimit “Babale” ishte konspiracion i opozitës për të rrëzuar qeverinë.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha këmbënguli që zëri në përgjimin që flet për pazare droge, është i Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj.

“Ka zbuluar konspiracion nga opozita për të rrëzuar pushtetin popullor. Vetëm një mendje e sëmurë mund të ketë një imagjinatë të tillë banale duke paraqitur lidhjet kriminale si konspiracion si në kohën e Enver Hoxhës. Zëri është i Agron Xhafajt, ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës. Në ekspertizë u dërgua zëri me cilësi të dobët. Prokuroria nuk ka asnjë fakt që ka manipulim. Në hetimin e prokurorisë mungon plotësisht Agron Xhafaj. Aktori i vetë akuzuar dhe vetëofruar është një lojë banale dhe e trashë e krerëve të policisë dhe prokurorëve nën udhëzimin e Fatmir Xhafajt. Kjo është një vepër e rëndë penale, do të përballen me drejtësinë. Unë po pres të shoh sa shumë do të zhyten në këtë histori, Rama, policia dhe prokuroria. Presim të shikojmë ekspertizën italiane, apo refuzimin e Italisë. Pres konkluzionet për hetimin e pasurisë së Agron Xhafajt. Po pres që prokuroria të marrë në pyetje Ramën dhe Xhafajn. Ndodhemi në një gjendje grushti shteti, pa nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, të Lartë, policia është e shpartalluar. Do të nxjerrim Shqipërinë nga kjo gjendje e emergjencës kombëtare”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303