‘Konstituohet Këshilli Bashkiak, PD në protestë: Do i dalim për zot vetes…

pd-e.jpg

Ashtu sikur është njoftuar dy ditë më parë, ditën e sotme do të  konstituohet Këshilli Bashkiak të Shkodrës, i cili do të organizohet jo në Bashkinë e këtij qyteti, por në ambientet e universitetit “Luigj Gurakuqi”.  PD ka paralajmëruar protesta, ndërsa dega e Shkodrës e ka konsideruar si provokim nga ana e kryeministrit Edi Rama, konstituimin e Këshillit Bashkiak në ambientet e universitetit, ku theksojnë se nuk do të lejojnë që atu ku 30 vite më parë u mboldhën të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist, të vendoset një tjetër regjim. Për këtë arsye u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestave.

“Partia Demokratike, dega Shkodër ditën e nesërme në orën 10:00, para Prefekturës do të organizojë një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës. Ne nuk duhet asesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike,të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist. Pikërisht vendin që me 2 Prill, 4 dëshmorët e Demokracisë e lanë me gjakun e tyre e ku qindra të tjerë u plagosën. Rilindasit zgjodhën ish komitetin e partisë për të konstituar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës. Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi. I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin,të mos luajë me Shkodrën! Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes. Prandaj i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne,për dinjitetin e qytetit tonë,për dinjitetin e Shkodrës”, shkruan dega Shkodër.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303