24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Konsumimi i këtyre frutave përmirëson funksionimin e trurit te njerëzit e moshuar

spot_img

Sipas një studimi të ri, konsumimi i frutave të thata është mënyra e duhur për të përmirësuar problemet e funksionimit të trurit tek njerëzit e moshuar.

Dementia, është një sindromë e lidhur me dobësime të funksionit kognitiv të trurit. Shoqëria kundër Alzheimerit tregon se në Britaninë e Madhe ekzistojnë rreth 850.000 njerëz, të cilët jetojnë me simptoma të dementias.

Një hulumtim i bërë  nga Universiteti i Australisë Jugore ka dalë në përfundimin që konsumimi i frutave të thata mund ta përmirësojë funksionimin e trurit tek njerëzit e moshuar.

Studimi u publikua nga revista ‘The Journal of Nutrition, Health and Ageing’. Hulumtuesit vërejtën efektin e ngrënies së frutave të thata tek 4.822 të rritur mbi moshën 55- vjeçare.

Ata vërejtën, se konsumimi i 10 gramëve fruta të thata,  ekuivalente me dy lugë gjelle arra, lajthi apo bajame, përmirëson dukshëm aftësitë e të menduarit dhe memories. Ky përmirësim i aftësive kognitive të trurit mund të bëhet deri në 60% në krahasim me personat që nuk konsumojnë këtë lloj të frutave.

Frutat e thata besohet se kanë veti anti-inflamatore dhe anti-oksidante, të cilat kanë një ndikim pozitiv të dukshëm në shëndetin e njeriut. Ato përmbajnë yndyrna, proteina dhe fibra të shëndetshëm që zvogëlojnë sasinë e kolesterolit./real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat