Konsumimi i verës shkakton kancer / Studimi amerikan

femalesdrinkingwine2510a.jpg

Sipas disa studimeve pija jonë e preferuar shkakton dëme të mëdha shëndetsore përfshirë këtu edhe kancerin.

Një studimi i Shoqatës Amerikane për Kërkimin mbi Kancerin, tregon se pirja e verës së bardhë mund të shkaktojë kancer në lëkurë.

Më saktë, sa më shumë ta konsumosh, aq më i rrezikuar je ndaj melanomës.

Sigurisht që kjo nuk nënkupton se nëse pi verë të bardhë, prekesh automatikisht nga kanceri i lëkurës.

Ekspertët këshillojnë se duhet të tregohemi të kujdesshëm.

“Konsumimi me sasi të duhura të alkoolit zvogëlon rrezikun për sëmundje koronare. Kështu që, si përfitimet, ashtu edhe rreziqet e alkoolit, duhet të merren parasysh”, thotë studimi.

Mund të themi se mes  sasisë së verës që përmirëson shëndetin dhe asaj që na rrezikon, ekziston një kufi që duhet ta respektojmë dhe quhet konsumimi i moderuar./real-news.tv

Burimi:Glamour

scroll to top