fbpx

“Konsumojnë drogë”, Kosova mund të ndalojë ekskursionet e nxënësve në Shqipëri

3-1540994288.jpg

Ministri kosovar i Arsimit

Ministri i Arsimit në Kosovë ka hedhur idenë e ndalimit të nxënësve që të zhvillojnë ekskursione në Shqipëri.

Në një intervistë, Shyqiri Bytyqi, ka shprehur shqetësimin se të rinjtë marrin substanca narkotike në këto aktivitete, ndaj duhen marrë masa deri në ndalimin e ekskursioneve.

Ministria e Arsimit në Kosovë po sheh mundësinë e ndalimit të nxënësve që të bëjnë ekskursione në Shqipëri.

Këtë ide e ka bërë të ditur ministri Shyqiri Bytyqi, sipas së cilit të rinjtë përdorin substanca narkotike kur organizojnë aktivitete të tilla.

Shyqiri Bytyqi:

Kjo është një dukuri e cila është shqetësuese, kemi pasur shqetësime dhe më herët. I kemi diskutuar me prindërit. Një periudhë ka qenë ideja të ndërpriten këto ekskursione, pastaj ka pasur pro dhe kundër. Kemi nevojë të diskutojmë bashkë me dy krahët, dhe me shkollën, a kemi mundësi që këto të menaxhohen më mirë, të mos përdoren këto dukuri negative? Nëse nuk gjejmë mundësitë e menaxhimit të mirë, atëherë rruga do të jetë ndërprerja e këtyre ekskursioneve.

Prej kohësh në Kosovë ka një debat të tillë, por ende nuk është arritur në përfundimin për të ndaluar nxënësit të bëjnë ekskursion në Shqipëri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *