fbpx

Konsumoni sa më tepër domate, këto janë përfitimet që merrni

201603311641027361057.jpg

Domatet janë perime shumë të shijshme sidomos në stinën e verës. Por përveç shijes shumë të mirë që domatet kanë, ato janë të shëndetshme.

Domatet janë të pasura me likopen.

Likopeni është substanca që u jep ngjyrën e kuqe domateve dhe i mbron ato nga rrezet ultraviolet të diellit. Pothuajse në të njëjtën mënyrë mund të mbrojë edhe qelizat tuaja nga dëmtimet. Domatet janë të pasura në kalium, vitaminat B dhe E dhe lëndë të tjera ushqyese.

Ndikimi i domateve në shëndet:

Zemra. Domatet mund të ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Likopeni ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të “keq”, si dhe tensionin e gjakut. Vitaminat dhe antioksiduesit e quajtur flavonoide, mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Sistemi imunitar. Likopeni është një antioksidues i fuqishëm që lufton radikalet e lira. Prandaj domatet, ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive, stomakut ose prostatës. Gjithashtu mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve tek pankreasi, zorra, gjiri dhe mitra.

Sytë. Domatet kanë substanca të quajtura luteinë dhe zeaksantinë, që mund të mbrojnë sytë nga drita blu e lëshuar nga pajisjet elektronike, si telefonat dhe kompjuterët. Ato lehtësojnë gjithashtu dhimbjen e kokës të shkaktuara nga lodhja e syve.

Shëndeti oral. Studimet kanë treguar se likopeni mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve si gingiviti dhe periodontiti. Por kujdes, acidi që domatet kanë mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve, prandaj nuk duhet t’i lani dhëmbët menjëherë pasi keni konsumuar domate.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303