fbpx

Kontakt me sanitaren e infektuar me COVID, 10 mësues vetëkarantinohen, presin rezultatin e testit

auto_covid-191587485410.jpg

10 mësues të një shkollë në bashkinë Kolonjë dyshohet se janë infektuar me COVID, dhe bëhet me dije se janë vetëkarantinuar në banesën e tyre.

Mësuesit kanë pasur kontakt me sanitaren e shkollës, e cila rezultoi pozitive me COVID-19 një javë më parë.

Mësuesit kanë shfaqur simptoma të OLCVID dhe për këtë janë vetizoluar deri në pritje të përgjigjes së tamponit.

Mësuesit janë pjesë të një shkolle, e cila ka një staf pedagogjik prej 39 mësues dhe aktualisht 10 mësuesit ende nuk e kanë zëvendësuar, duke bërë që nxënësit të zhvillojnë mësim të reduktuar me të tjerë mësues të kësaj shkolle.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303